Aksion në shtator? Berisha pas mbylljes së seancës: Parlamenti, bodrum i mafias! Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme

Aksion në shtator? Berisha pas mbylljes së seancës: Parlamenti, bodrum i mafias! Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme

Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta. “Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet, parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe ishte një seancë ndër më të turpshmet, ku pas një farse elektorale të paprecedentë në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve për atë cfarë ndodhi më 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave. Ja shihni…ikin. E thashë edhe në parlament, ishte më e...
Burimi: Javanews.al