Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

Arrestohet në spital drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula. 63-vjeçari ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia. Sipas policisë, Lulaj humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështirës dhe motit të keq me shi. Ndërkohë disa burime thanë se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme. Megjithatë, janë hetimet dhe ekspertiza ato që do të zbardhin shkakun e aksidentit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës.