Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Aksidenti në Shkodër- Muriqan, arrestohet shoferi 52 vjeçar, drejtonte mjetin në gjendje të dehur…
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Muriqan”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin L. H., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do...