Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksidenti masiv me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun
Policia e Fierit ka arestuar një 54-vjeçar nga Vlora dhe ka proceduar penalisht një 20-vjeçar nga Skrapari, pasi me automjetet që ata drejtonin, shkaktuan një aksident duke u përplasur me 5 makina të tjera. Aksidenti ndodhi në bypass-in “Fier-Vlorë” dhe si pasojë e tij u lënduan 6 persona, 2 prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. “Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi...