Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve
Një aksident zinxhir që përfshiu 69 automjete ndodhi në Karolinën e Jugut në SHBA, duke rezultuar në mbylljen e të dy korsive të autostradës dhe duke plagosur disa persona. Sipas medias lokale Carolina Fox, një nga të plagosurit u desh të transportohej me helikopter në spital, ndërsa të paktën dy persona raportohet të janë plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në një urë që lidh Qarkun Clarendon dhe Orangeburg mbi Liqenin Marion, kur mjegulla e dendur mbuloi zonën dhe kufizoi fushëpamjen e shoferëve, duke rezultuar në një zinxhir përplasjesh. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Sandy City, 15 kamionë dhe 54 makina u përfshinë në aksident. Nga incidenti nuk pati viktima, por shumë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa sipas autoriteteve lokale, departamenti i zjarrfikësve...
Burimi:
javanews.al