Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina

Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë. Pas aksidentit të rëndë, janë përplasur edhe dy mjete të tjera po në të njëjtin vend. Top Channel

Burimi: Top-Channel.tv