
Aksident tragjik, dy prej të plagosurëve janë në gjendje kritike
👁9554
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Mjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
Kohajone.com