Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Nga pamjet makina shihet e kthyer përmbys në mes të aksit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar aksidentin. Aksi është në proces punimesh, çka e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë. Pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen e personave që ndodheshin në automjet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com