Aksident në Vlorë/ Taksia ku udhëtonin turistët përfundon në parcela, zbardhen detajet e para

Aksident në Vlorë/ Taksia ku udhëtonin turistët përfundon në parcela, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Mësohet se një taksi me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit dhe dy turistë ka përfunduar jashtë rrugës, në një parcelë. Raportohet se të tre personat kanë mbetur të lënduar, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit që u kanë dhënë ndihmën e parë. Policia gjithashtu ka mbërritur në vendin e ngjarja dhe po heton për shkaqet e plotë të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al