Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Tiranë, taksia përplas dy të mitur me monopatinë pranë ish-Hotel Dajtit
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, pranë urës te ish-Hotel Dajti, ku një taksi ka përplasur një qytetar që po lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, personi që drejtonte monopatinën ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.