
Aksident në Kurbin/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur
👁6923
Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen. Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv