Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi F. Ll., banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., pasi e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Argjiroja.net