Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e rendit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al