Aksident në aksin rrugor Himarë-Qeparo, lëndohen rëndë dy turistët  me motor

Aksident në aksin rrugor Himarë-Qeparo, lëndohen rëndë dy turistët me motor

Dy të aksidentuar me motor janë regjistruar në aksin rrugor Himarë-Qeparo. Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup. Policia e Himarës si dhe ambulanca kanë mbërritur, ndërkohë që të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës ku ndodhen në gjendje të rëndë (gruaja). Policia po merr ne pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të zbuluar dhe shkakun e aksidenti.
Burimi: Gijotina.com