Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
Një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, Musa Sula, i cili ka marrë dëmtime të lehta si pasojë e aksidentit. Për nxjerrjen e tij nga automjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Pas nxjerrjes, 83-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas mbërritjes në spital, atij i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e daljes së automjetit nga rruga.
Burimi:
javanews.al