Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin “Kukës-Krumë”, tre të plagosur
👁4008
Aksident me pasojë tre të plagosur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”. Automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Top Channel