Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplaset me një ambulancë, 4 persona të plagosur
👁8549
Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.