Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje! Përplasen dy makina, humb jetën këmbësorja!
👁9821
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Urës së Tapizës. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një këmbësore e cila ka humbur jetën në vend. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Ndërkohe mësohet se janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po merren me pyetje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.