Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “29 nëntori” në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga policia e shtetit, mjeti i drejtuar nga 35 vjeçari J.M. ka përplasur një person të moshuar që po kalonte rrugën, identiteti i të cilit ende nuk dihet. I moshuari po kalonte trafikndarësen në momentin e aksidentit dhe për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Javanews.al