Aksident me vdekje në Lushnjë, përplaset nga makina 91-vjeçari

Aksident me vdekje në Lushnjë, përplaset nga makina 91-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të Divjakës. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi 91 vjeç. I moshuari është përplasur nga një makinë ndërsa po ecte në këmbë. “Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv