Aksident i rëndë pranë Barcelonës, 40 të plagosur nga përplasja e autobusit me një makinë

Aksident i rëndë pranë Barcelonës, 40 të plagosur nga përplasja e autobusit me një makinë

Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë mes një autobusi dhe një makine, i ndodhur pasditen e sotme në Fogars de Montclús, pranë Barcelonës, në rajonin e Katalunjës në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, 20 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Pas përplasjes, autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua përgjatë një skarpate për rreth 20 metra, duke shkaktuar një situatë të rëndë që kërkoi ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit, mes tyre 24 efektivë të zjarrfikësve të ‘Generalitat’-it, administrata e Katalunjës. Personat me plagë të lehta janë evakuuar tashmë, ndërsa operacionet e ndihmës dhe të ndërhyrjes vijojnë në zonën e aksidentit. Sipas gazetës spanjolle ‘La Vanguardia’, është ngritur edhe një komitet sigurie...