Burimi:
Javanews.al

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas dy gra, njëra ndërron jetë në vend
👁11447
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 09:35 tek mbikalimi i Paskuqanit. Raportohet se një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte dy shtetase, 72 dhe 66 vjeçe. Viktimë ka mbetur shtetasja L.S., 72 vjeçe, ndërsa gruaja tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i makinës, ndodhet në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.