Aksident i rëndë në punë/ Kamioni bllokon pas murit shqiptarin, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë në punë/ Kamioni bllokon pas murit shqiptarin, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Itali, nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur rëndë. Sipas mediave italiane, kur një kamion u përplas me një mur, shqiptari ka mbetur i bllokuar në mes. 43-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në legen dhe bark. Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e tij është e rëndë, por nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al