Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Aksident i rëndë në Prrenjas! Makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë. Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Kohajone.com