Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, disa të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. U raportua se nga përplasja e mjeteve, dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje. U bë me dije se pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore. Aktualisht nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje...