Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në Elbasan, lëndohen 3 oficerë policie
👁5581
Këtë të mërkurë, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik ku janë lënduar 3 persona. Automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., i cili është oficer policie. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijojnë hetime për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.