Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane! Në gjendje kritike shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës. Automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë. Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë. Top Channel