Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset shoferi, transportohet në spital
👁13035
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti. Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi: Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i...