Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplase me ambulancën, plagosen katër persona. Dy prej tyre…
👁8494
Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.