Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i RËNDË/ Motori përplas këmbësorin, 77-vjeçari ndërron jetë në spital (EMRI)
👁3534
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjet përplasi për vdekje një këmbësor. Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima është 77-vjeçari Hakim Maledhi.Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital. Por më pas u raportua se 77-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Lushnjë/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme,...