Aksident i frikshëm në Lezhë! Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

Aksident i frikshëm në Lezhë! Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse ndodhi shumë pranë një këndi lojërash. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv