Aksident i frikshëm në autostradën Vlorë – Fier/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

Aksident i frikshëm në autostradën Vlorë – Fier/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys. Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al