Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i 4-fishtë në Fier, 2 të lënduar rëndë
👁4307
Një aksident i rëndë është shënuar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku janë përplasur katër automjete. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Aktualisht, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.