AKSHI bëhet zyrtarisht anëtare i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike

AKSHI bëhet zyrtarisht anëtare i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar sot se është bërë zyrtarisht anëtar i FIRST, organizatës lidere globale në fushën e reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike. Sipas njoftimit, ky anëtarësim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sigurinë kibernetike. Si pjesë e këtij rrjeti prestigjioz, AKSHI do të ketë mundësinë të rrisë kapacitetet e reagimit ndaj incidenteve, të ndajë informacion në kohë reale me ekipe të tjera të sigurisë dhe të përfitojë nga praktikat më të mira të komunitetit ndërkombëtar. Organizata FIRST bashkon ekipe nga institucione qeveritare, organizata tregtare dhe akademike, duke krijuar një...
Burimi: Pcworld.al