Akademik Idriz Ajeti: Me profesor Eqrem Çabejn ishim dhe mbetëm miq!

Akademik Idriz Ajeti: Me profesor Eqrem Çabejn ishim dhe mbetëm miq!

Idriz Ajeti Nga Idriz Ajeti Me Profesor Çabejn jam takuar shumë herë dhe do të duhej të ruaja shumë kujtime, por mosha dhe vitet e largëta shumë prej tyre i kanë zbehur. Tani ruaj vetëm disa nga ato më të veçantat, që i kam ruajtur me mendje dhe me zemër. Sa më kujtohet tani me Profesor Çabejn jam takuar për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Juglindore në Sofje. Vite më parë kisha shkruar për disa kontribute të tij te revista “Gjurmime albanologjike” . Mezi prisja ta takoja, prandaj që ditën e parë u interesova ta gjej dhe të bisedoj. Megjithëse ka kaluar shumë kohë dhe ne pastaj jemi takuar edhe shumë herë të tjera, nuk më hiqej nga mendja ai...