Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ajo, Marilyn Monroe e vërtetë, ajo e shpirtjes krijuese të Pier Paolo Pasolinit
👁7676
Nga Albert Vataj Nuk ka më fjalë për të shtuar në legjendën që u ngjiz mbi të. E megjithatë, gjithmonë mbetet diçka për t’u thënë kur nëpërmjet poezisë përpiqemi të kuptojmë shpirtin që vuajti përtej glamurit dhe ikonës. Pier Paolo Pasolini, me ndjeshmërinë e tij therëse dhe trishtimin e tij të njohur për të padukshmen, shkroi për Marilyn Monroe një poezi që nuk është thjesht homazh, por një zbulim – një rrëfim i asaj që ajo donte të ishte, por që askush nuk e dëgjoi mjaftueshëm. Në rreshtat e tij nuk shfaqet diva e ekranit, as buzëqeshja magjike e reklamës....