Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) II
PhD(C) Miftar KURTI: AHMET SELACI DHE LUFTA NË SHALËN E BAJGORËS KUNDËR RIPUSHTIMIT JUGOSLLAV TË KOSOVËS (Tetor 1944-shkurt 1947) II Edhe pse jo lehtë e hetueshme, faktet flasin për lidhje e bashkëpunim mes njësiteve ushtarake dhe organizatave politike në rajone të caktuara, jo vetëm Mitrovica dhe Vushtrria, sepse në Kosovë “në periudhën mars 1945 – mars 1947, kanë vepruar 55 grupe të armatosura”.[16] Pothuaj tërë veprimtaria e organizimit ushtarako-politik e këtyre grupeve udhëhiqej nga organizata politike-ushtarake “Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar” (KNDSH) dhe “Besa Shqiptare”.[17] Prijësit e luftës në Shalë mbanin lidhje me prijës të organizatave politike, me prijës çetash nga Drenica, Llapi, të cilët në raste të caktuara, hartonin plane të përbashkëta të veprimit. Kishte raste kur njësitet e caktuara vullnetare lëviznin nga Drenica në Shalë dhe anasjelltas....