Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kërkon nxjerrjen e më shumë nafte nga rezervat strategjike
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) u ka kërkuar vendeve anëtare të përshpejtojnë lirimin e naftës nga rezervat strategjike, duke i dhënë përparësi naftës dizel, për shkak të furnizimeve të kufizuara në tregjet globale. Agjencia u ka kërkuar gjithashtu shteteve të vlerësojnë nëse nevojiten sasi shtesë për të përballuar mungesat dhe presionin mbi çmimet. Para mbledhjes së bordit drejtues të IEA-së, që do të mbahet të enjten, më 15 tetor, drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, u ka dërguar një letër qeverive anëtare, duke kërkuar masa të mëtejshme për të përmirësuar furnizimin me karburante. Birol sugjeroi që vendet që ende nuk i kanë liruar të gjitha sasitë e premtuara në mars, kur IEA-ja ra dakord për nxjerrjen në treg të 400 milionë fuçive naftë, ta përshpejtojnë...
Burimi:
syri.net