“Agia” i Lorin Terezit shpallet filmi më i mirë në Warsaw Film Festival
Filmi “Agia”, me regji të Lorin Terezit, është shpallur fitues i Konkursit 1-2 në Warsaw International Film Festival, duke shënuar një tjetër sukses për kinematografinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Çmimi iu nda filmit nga juria e përbërë nga regjisori çek Petr Zelenka, Jon Einarsson Gustafsson dhe producentja polake Natalia Grzegorzek, në kuadër të festivalit që po mbahet në Varshavë nga 9 deri më 18 tetor. “Agia” pati premierën botërore më 13 tetor, në një prej festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, duke sjellë një bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në kastin e filmit luajnë Kosovare Krasniqi, Lurni Krasniqi, Afrim Muçaj, Luan Jahja, Lulzim Zeqja dhe Luiza Xhuvan. Producentë të filmit janë Dritan Huqi dhe Florenc Papas, ndërsa në rolin e bashkëproducentëve janë Ivan Durovic,...
Burimi:
kultplus.com