Agaçi dhe Olta Xhaçka, dyshime se janë përfshirë në pastrim parash. Një dosje e re është regjistruar në SPAK

Agaçi dhe Olta Xhaçka, dyshime se janë përfshirë në pastrim parash. Një dosje e re është regjistruar në SPAK

Elton Qyno, Syri.net/ Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, Artan Gaçin, burrin e ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Por veç Agaçit, prokuroria e posaçme SPAK po kryen verifikime hetimore dhe ndaj gruas së tij, deputetes së PS, Olta Xhaçka, pasi dyshohet se ka të dhëna dhe indicie se edhe zyrtarja e lartë të jetë implikuar në këtë veprimtari. Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike. Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu...