Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Afrojnë zgjedhjet, Euro drejt 98 lekëve, Dollari në nivelin më të ulët në 17 vjet
👁6436
Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 98.2 lekë. Këto vlera të kursit ishin shënuar për herë të fundit në muajin janar të këtij viti, ndërkohë që raportet mes Euros dhe Lekut po i afrohen përsëri niveleve më të ulëta historike, që ishin regjistruar në fund të vitit 2024. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një rënie e Euros në këto nivele me fillimin e sezonit veror ishte e pritshme. Sipas...