Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Afera korruptive 1.1 mln euro/ Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK…
👁3539
Ajola Xoxa bashkëshortja e kreut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës është paraqitur në SPAK për masën e sigurisë. Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie. Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.