Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Afera e radhës? Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
👁11774
Engjëll Agalliu u lind në Terpan të Beratit 40 vjet më parë. Gjithë jetën e tij ai nuk është marrë kurrë me biznes. Deri një vit më parë. Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se një vit më vonë, qeveria i dha leje për central diellor 82 mega me vendim të posaçëm. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçove të Fierit. Kompania përfituese e...