Afati për presidentin, Haradinaj: Sot ranë maskat! Kurti po e çon vendin në zgjedhje
Kosova E Martë, 6 Tetor 2026 18:38 Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Haradinaj tha se deklarata e Kurtit, sipas së cilës miratimi i presidentit do t’i hapte rrugë votimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, e ka futur në ngërç procesin dhe sipas tij po e afron vendin me zgjedhje të reja. Ai e konsideroi të papranueshme që ligji të mbetet pa u përfunduar, duke theksuar se ai është votuar në lexim të parë nga 91 deputetë të kësaj legjislature. “Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj duke e ditur momentin kritik për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së”, deklaroi Haradinaj. Sipas tij, në vend të...
Burimi:
kohajone.com