Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Afati për Moskën përfundon sot, Finlanda i bën thirrje Trump-it për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Sot përfundon afati i vendosur nga Shtëpia e Bardhë për Rusinë që të tregojë përparim të qartë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, përndryshe do të përballet me një raund të ri sanksionesh ekonomike. Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi mëngjesin e së enjtes se shpreson që ish-presidenti amerikan Donald Trump të ecë përpara me masat ndëshkuese, duke theksuar se kjo do të ndihmonte në mbylljen e konfliktit. “Shpresoj shumë që Presidenti Trump do të ecë përpara me këto sanksione”, tha Valtonen për agjencinë Reuters. Sipas saj, një nga arsyet pse Rusia ka treguar njëfarë gatishmërie për të negociuar, është presioni gjithnjë në rritje që po ndjen nga rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën. “Ajo që shohim – dhe dyshojmë edhe tani...