Aeroporti në Malpensa merr emrin Silvio Berlusconi, flet e bija: Krenari e madhe
Bota E Premte, 25 Shtator 2026 18:37 Aeroporti i Milanos, Malpensa, mban zyrtarisht nga sot emrin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Në Terminalin 1 u zhvillua ceremonia e emërtimit, ku u vendos edhe një pllakë përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, ministrat Matteo Salvini dhe Antonio Tajani, si dhe presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana. Të pranishëm ishin edhe familjarët e Berlusconit. Vajza e tij, Marina Berlusconi, e cilësoi këtë një moment krenarie dhe emocioni, duke thënë se emri i babait të saj do të mirëpresë çdo ditë udhëtarë nga e gjithë bota. Për udhëtarët, ndryshimi mbetet simbolik: kodi IATA “MPX” nuk ndryshon dhe, për momentin, nuk parashikohen ndryshime në sinjalistikën rrugore. Ceremonia u shoqërua edhe me polemika politike. Kryetari i...
Burimi:
kohajone.com