Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kukës, ky një vajzë e mitur 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa persona. Sipas policisë, me të miturën kanë kryer marrëdhënie seksuale 5 persona. Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 prej autorëve të dyshuar, M. Sh. 20 vjeç, E. Sh. 22 vjeç, Sh. P. 28 vjeç dhe S. Ç. 23 vjeç. Ndërsa një person i pestë, 17-vjeçar, është shpallur në kërkim. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës...