Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda dhe ish-zëvendësen e tij për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Ai u denoncua për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit. ’Edhe shtetasja A.G., nga hetimet rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Ajo ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore. Shtetasja...