Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar për përdhunimin e një adoleshenteje në tualetin e një klubi. Pandeli Dervishi, 24 vjeç, ishte në arrati, por mjaftoi kalimi i një semafori të kuq që të binte në pranga. Pas gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester, ai u dënua me shtatë vjet e gjashtë muaj burg.Dervishi e sulmoi vajzën brenda tualeteve të një lokali në zonën The Newarke në Leicester, të mërkurën e 1 tetorit. Ai e detyroi 17-vjeçaren të kryente seks oral me të. Policia e arrestoi menjëherë dhe nisi hetime për ngjarjen. Më pas e lanë në liri me kusht ndërsa vijonin hetimet.Oficerët mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe Dervishi u arrestua menjëherë, ndërsa nisi një hetim urgjent për zbardhjen e ngjarjes.Hetuesi i...