Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Abuzim me tenderin 22 mln euro për Unazën e Re, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH (Emrat)
👁12371
SPAK ka çuar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH, duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me tenderin rreth 22 mln euro për Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1. Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit. “Janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit...